Historiku

Kompania Brunes u themelua në 1994 dhe sot është lider në tregun e Shqipërisë dhe jashtë tij në fushën e arredimit. Për 27 vite, ata kanë ofruar zgjidhje cilësore me një gamë të gjerë të produkteve nga marka ndërkombëtare. Misioni i tyre është të vazhdojnë këtë angazhim dhe sukses duke përgjigjur nevojave të klientëve dhe partnerëve me seriozitet dhe qëndrueshmëri. Me një bashkëpunim me rreth 200 brande lider, kompania vazhdon të jetë referenca në tregun e pllakave, hidrosanitareve, mobiljeve dhe më shumë.

Background
INAGURIMI I SHOWROOM-IT TE RI

25 VITE ME BRUNES

Brunes, si kompania lider në fushën e dizajnit dhe arredimit, ka shënuar një moment të shquar me hapjen e show-roomit të ri me një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë. Ky event ka festuar një rrugëtim të lavdishëm të kompanisë, duke sjellë një përmbledhje të gjerë të produkteve cilësore nga markat më prestigjioze në skenën botërore.

Ambientet e zgjeruara ofrojnë një eksperiencë të pasur blerjeje, duke prezantuar një gamë të shumëfishuar të produkteve dhe cilësisë të pakrahasueshme. 

Me një rrjet të shtuar dyqanesh në Tiranë, Vlorë, Durrës, Sarandë, Lezhë, Orikum dhe Fier, Brunes ka shfaqur përkushtimin e tyre ndaj zgjerimit dhe përmirësimit të shërbimeve për klientët. Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, në hapjen e show-roomit, shprehu impresionin e tij nga investimet dhe veçanërisht nga profesionalizmi i stafit. 

MISIONI

Ne besojmë në vlerën e bukurisë, rehatisë dhe prakticitetit gjatë gjithë jetës tonë. Ne punojmë me pasion dhe kujdes në mënyrë që të hyjmë në shtëpitë e të gjithëve dhe të kontribojmë në përmirësimin e jetës së përditshme. Ne jemi të përkushtuar për të kombinuar pamjen dhe prakticitetin sepse misioni ynë është të krijojmë zgjidhje konkrete, inovative, funksionale dhe të qëndrueshme për arredimin e shtëpisë tuaj. Pas çdo produkti që ne zgjedhim, janë bërë hulumtime të detajuara të cilat i përgjigjen nevojave reale dhe shijeve estetike të çdo familje. Nevojat e përditshme janë stimuli, shtylla kryesore dhe forca lëvizëse e asaj që ne hartojmë.

VIZIONI

Ne punojmë për të krijuar çdo ditë një jetë më të mirë për shumë njerëz, ky është vizioni ynë. Ideja jonë e biznesit është të ofrojmë një gamë të gjerë të arredimit shtëpiak të dizenjuar mirë, funksional, produkte me cilësi dhe zgjedhje të gjerë.

PËRSE BRUNES ?

Ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë nga markat më prestigjioze që ofrojnë një larmishmëri zgjedhje. Gjithashtu ofrojmë arredimin e brendshëm dhe të jashtëm të ambienteve të klientëve nga arkitektët tanë. Transporti dhe montimi mundësohen nga ne. Produktet mund të porositen sipas kërkesave specifike të klientëve: Brand -in ,madhësinë, modelin dhe ngjyrën. Për të qenë më pranë jush ndodhemi në një rrjet showroom-esh në të gjithë Shqipërinë. Sepse Brunes, është zgjidhja më e mirë për shtëpinë tuaj!

PARTNERË TË FUQISHËM

Markat më të mëdha ndërkombëtare të interior design, qoftë në sektorin e pllakave dhe hidrosanitareve si Florim, Marazzi, Mirage, Cielo Ceramica apo atë të mobilimit ku përmendim Stosa Cucine, Poliform e qindra të tjera janë ekskluzivitet i yni.

28 VITE NË TREG

Gjithçka nisi në vitin 94 me themelimin e kompanisë Brunes, kompania e parë në tregtimin e pllakave dhe hidrosanitareve në vendin tonë e cila vazhdon të jetë lider në sektorin e arredimit, duke zotëruar mbi 60% të tregut. Një tregues tjetër i suksesit tonë, janë dhe projektet e panumërta të realizuara gjithë këto vite në bashkëpunimme bizneset më të mëdha në vend në sektorë të ndryshëm.

TRENDET MË TË FUNDIT

Falë markave prestigjoze me të cilat ne bashkëpunojmë, kujdesemi që të sjellim trendet më të fundit të arredimit.

Opening Time

Mon – Sat: 8.00 / 20.00
Sun: 8.30 / 14.30

Informacion

Newsletter

© 2023. All Rights Reserved.
Powered by Wolf&Shark
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Add to cart
×