Ndikimi i dyshekut në cilësinë e gjumit tuaj

A ndikon dysheku mbi të cilin flini në cilësinë e gjumit tuaj? Absolutisht po!

Gjumi përcakton cilësinë e jetës sonë. Studimet sugjerojnë se fjetja në një dyshek me fortësi mesatare, mundëson komfort, mbështetje të mirë të shtyllës kurrizore dhe gjumë cilësor. Nëse dhimbjet e trupit ju shqetësojnë, sipas studimeve rezulton se sipërfaqja mbi të cilën flini është ajo që bën diferencën.

 

Ndikimi i dyshekut në cilësinë e gjumit tuaj Ndikimi i dyshekut në cilësinë e gjumit tuaj

 

‘Innerspring’, ‘memory foam’ dhe ‘hybrid’ janë llojet kryesore të dyshekëve për të zgjedhur në kohët e sotme. Ka shumë lloj përbërjesh, duke përfshirë llojet e ndryshme me mbushje ‘memory’,’ lateksin natyral’ dhe ‘lateksin sintetik’.

Sipas një studimi të bërë, njerëzit që flenë mbi sipërfaqe memory foam, kanë më pak dhimbje trupi dhe i ze gjumi më herët.Kjo për shkak se, ky material ofron një lehtësim të jashtëzakonshëm të presionit në pikat e ndjeshme si shpatullat, ijet dhe pjesa e poshtme e shpinës.

Përbërja latex është gjithashtu një material tërësisht natyral, kështu që mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer përtë gjithë ata që duan të jenë sa më miqësorë me mjedisin duke zgjedhur një dyshek tërësisht organik. Nga ana tjetër shërben si balancues perfekt natyral.

Një prej llojeve të tjera më të njohura dhe më të përdorura të dyshekëve, janë ato me susta të brendshme të cilët amortizojnë lëvizjen dhe ofrojnë mbështetje. Me sistem sustash të brendshme të veshura, këta shtretër funksionojnë më së miri për ata që preferojnë rehatinë tradicionale.

Benefiti më i mirë, është kur dysheku ndihmon në balancimin e temperaturës së trupit, duke krijuar një temperaturë optimale për një gjumë sa më të rehatshëm. Kryesore është edhe qëndrueshmëria e dyshekut. Qëndrueshmëria i referohet se sa i fortë ose i butë ndihet një dyshek. Përzgjedhja, varet nga përkufizimet tuaja personale për të butë, të mesëm dhe të fortë, si dhe nga lloji specifik i trupit, pesha dhe madhësia juaj.

Ndikimi i dyshekut në cilësinë e gjumit tuaj

Një këshillë e vlefshme do të ishte t’i mbani gjërat të përqendruara në atë që ju nevojitet konkretisht. Ky është një udhëtim personal, ndaj kushtojini vëmendje faktorëve më të rëndësishëm për ju dhe mënyrës se si flini. Nëse e bëni këtë, pa dyshim që do të keni një dyshek që është plotësisht i duhuri për ju.Në vijim po përmendim disa praktika që t’i keni parasysh për të pasur një gjumë sa më të mirë gjatë natës:

-mos përdorni pajisje elektronike për të paktën gjysmë ore para gjumit

-mbajeni dhomën të freskët, në një temperature të normalizuar

-mbani një orar, pra krijoni një rutinë gjumi

-mbajeni trupin në lëvizje me aktivitet fizik gjatë ditës

-investoni në dyshekë të mirë dhe mbulesa cilësore

×