Konceptim Unik

Efikasitet & Profesionalizëm

Kompania Brunes u themelua në 1994 dhe sot është lider në tregun e Shqipërisë dhe jashtë tij në fushën e arredimit. Për 30 vite, kompania Brunes ka ofruar zgjidhje cilësore me një gamë të gjerë të produkteve nga  marka ndërkombëtare. Misioni i tyre është të vazhdojnë këtë angazhim dhe sukses duke u përgjigjur nevojave të klientëve dhe partnerëve me seriozitet dhe qëndrueshmëri. Me një bashkëpunim me rreth 200 brande lider, kompania vazhdon të jetë referenca në tregun e pllakave, hidrosanitareve, mobiljeve dhe më shumë.

INAGURIMI I SHOWROOM-IT TE RI

30 Vite Me Brunes

Brunes, si kompania lider në fushën e dizajnit dhe arredimit, ka shënuar një moment të shquar me hapjen e show-roomit të ri me një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë. Ky event ka festuar një rrugëtim të suksesshëm të kompanisë, duke sjellë një përmbledhje të gjerë të produkteve cilësore nga markat më prestigjioze në skenën botërore.

Me një rrjet të shtuar dyqanesh në Tiranë, Vlorë, Durrës, Sarandë, Lezhë, Orikum dhe Fier, Brunes ka shfaqur përkushtimin e tyre ndaj zgjerimit dhe përmirësimit të shërbimeve për klientët. Ministri i Mbrojtjes e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, në hapjen e show-roomit, shprehu impresionin e tij nga investimet dhe veçanërisht nga profesionalizmi i stafit të Brunes. 

PËRSE BRUNES ?

Ne ofrojmë produkte cilësore nga markat më prestigjioze, me zgjedhje të gjerë. Ofrimi i arredimit të brendshëm dhe të jashtëm i ambienteve është pjesë e shërbimeve tona. Transporti dhe montimi janë përgjegjësia jonë. Porosia e produkteve mund të bëhet sipas preferencave të klientëve: marka, madhësia, modeli dhe ngjyra. Showroom-et tona janë në dispozicion në të gjithë Shqipërinë. Brunes është zgjidhja më e mirë për shtëpinë tuaj!

Partnerë Të Fuqishëm

Markat e njohura ndërkombëtare të interior design si Florim, Marazzi, Mirage, Cielo Ceramica, Stosa Cucine, Poliform dhe shumë të tjera janë ekskluzive te ne.

30 Vite Në Treg

Brunes, themeluar në vitin 1994, është lideri në sektorin e arredimit, me mbi 60% të tregut. Kemi realizuar projekte të suksesshme me kompanitë më të mëdha në vend.

Trendet Më Të Fundit

Falë markave prestigjoze me të cilat ne bashkëpunojmë, kujdesemi që të sjellim trendet më të fundit të arredimit.​

Misioni

Ne vlerësojmë bukurinë, rehatinë dhe prakticitetin në jetën tonë. Punojmë me pasion dhe kujdes për të kontribuar në përmirësimin e jetës së të gjithëve. Produktet tona rezultojnë nga hulumtimet e detajuara dhe i përgjigjen nevojave reale tuajat. Ne punojmë bazuar në nevojat e përditshme, duke i dhënë fuqi dhe frymë krijimit të produkteve tona.

Vizioni

Ne punojmë për të krijuar çdo ditë një jetë më të mirë për shumë njerëz, ky është vizioni ynë. Ideja jonë e biznesit është të ofrojmë një gamë të gjerë të arredimit shtëpiak të dizenjuar mirë, funksional, produkte me cilësi dhe zgjedhje të gjerë.

“Për Ata Që Vlerësojnë Të Jashtëzakonshmen”

Opening Time

Mon – Sat: 8.00 / 20.00
Sun: 8.30 / 14.30

Informacion

Social

Newsletter

© 2023. All Rights Reserved.
Powered by Wolf&Shark
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Add to cart
×