Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj

Tualeti është një prej ambienteve të shtëpisë që i kushtohet më shumë vëmendje. Pavarësisht faktit që është larg syrit të njerëzve, ketij ambienti i kushtohet një kujdes i veçantë, përsa i përket arredimit dhe përzgjedhjes së produkteve; ku përmendim pllakat, hidrosanitaret, e çdo element tjetër. Kjo, pasi krahas estetikës gjëja më e rëndësishme është realizimi i një tualeti të rehatshëm dhe funksional.

Për të realizuar tualetin që i përshtatet më së miri shtëpisë suaj, është mirë të keni parasysh disa këshilla të vlefshme në mënyrë që të arrini të bëni zgjedhjen e duhur të hidrosanitareve.

Ngjyra & Stili

Nëse preferoni një tualet me personalitet, mund të konsideroni arredimin e tualetit me hidrosanitare me ngjyrë. Perfekte do të ishin hidrosanitaret nga fabrikat italiane Catalano dhe Cielo, ku ngjyra dhe finitura janë të cilësisë më të mirë dhe antibakteriale. Këto fabrika kanë të disponueshme variantet e hidrosanitareve inkaso dhe ato te ulura në tokë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm që të bëni kombinimin e duhur për të realizuar një arredim unik. Nëse nuk jeni shumë të bindur për arredimin e tualetit me hidrosanitare me ngjyrë, do të ishte më mirë të qëndroni tek e bardha. Është një ngjyrë e sigurt, e cia i jep tualetit tuaj një prekje klasike, njëkohësisht elegante.

Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj

Komoditeti

Duke qenë se do të shpenzoni para në kompletimin e tualetit, do t’ju sugjeronim të investonit në pajisje sanitare që do ta bënin jetën tuaj më praktike dhe më të rehatshme. Fillimisht, mund të zgjidhnit një set hidrosanitare inkaso, duke krijuar kështu më shumë hapësirë dhe higjenë në tualetin tuaj. Nëse keni mundësi të investoni gjithashtu në një vaskë dhe sistem dushi me termostat, do ta falenderonit veten që e keni bërë këtë përzgjedhje, kur të jeni duke u relaksuar me një banjë të ngrohtë, pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme.

Hapësira

Nëse hapësira e tualetit tuaj është e vogël, është më mirë të zgjidhni pajisje sanitare me përmasa më të vogla, sepse blerja e pajisjeve më të mëdha, do ta bënte tualetin tuaj të duket më i vogël sesa është në të vërtetë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të blini çfarë preferoni, por besoj jeni dakort se nuk do të ishte shumë e pëlqyeshme hapësira e kufizuar dhe përplasja me çdo pajisje.

Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj

Rezistenca & Dizajni

Gjatë përzgjedhjes së hidrosanitareve duhet të merren parasysh dy faktorë kryesorë: rezistenca dhe dizajni. Sigurohuni që hidrosanitaret të jenë rezistente dhe të një cilësie të mirë, që të mos dëmtohen lehtë. Dizajni është i rëndësishëm për t’ju përshtatur tualetit dhe të trasmetojë një pamje të rregullt, të pastër dhe me stil.

Gjithçka që ju duhet për tualetin tuaj, e gjeni vetëm në showroom-et Brunes!

×