Ngrohja elektrike e dyshemesë, përdoret si një mënyrë efektive dhe efikase për energjinë, për të siguruar ngrohje për shumë nga dhomat më të përdorura në një shtëpi, duke mbajtur kostot e energjisë të ulëta. Ngrohja nën dysheme, është e lehtë për t’u instaluar dhe disponohet në disa modele, ku mund të vendoset nën pllaka, laminat,vinyl, etj. Pllakat dhe guri konsiderohen gjerësisht, si materialet më të mira për përdorim me sistemet e ngrohjes nën dysheme, duke qënë se kanë përçueshmëri të lartë termike, ruajnë mirë nxehtësinë dhe sigurojnë një mbulim të qëndrueshëm të sipërfaqes. Ky produkt, ofron ngrohtësi me efikasitet energjie për shtëpinë tuaj . Për shkak se sistemet elektrike përdorin energji elektrike të lidhur me rrjetin, është e kuptueshme që mund të keni disa pyetje në lidhje me sigurinë e instalimit të një sistemi ,si pjesë e projektit tuaj të ardhshëm të rinovimit.
Schluter Systems është kompania e parë në një linjë të gjatë produktesh dhe sistemesh të suksesshme, që e kanë bërë atë furnizuesin më të madh dhe më inovativ në industri. Shumëfunksionale dhe e lehtë për t’u instaluar, ato gjithashtu minimizojnë ngritjen e lartësisë dhe vëllimin e materialit, duke krijuar një zgjidhje më praktike dhe miqësore me mjedisin. Sistemi Schlüter-DITRA-HEAT-E është i hollë në vetvete , por gjithashtu ndihmon në reduktimin e numrit të shtresave shtesë të nevojshme, në një montim dyshemeje me ngrohje.
Në krahasim me një montim dyshemeje standarte, një montim dyshemeje me ngrohje, përjeton një gamë më të madhe temperaturash dhe për këtë arsye duhet të ketë membranën ndarëse, e cila në këtë rast është një pjesë integrale e Schlüter-DITRA-HEAT-E dhe është projektuar për të mbajtur kabllot e sistemit elektrik të sigurt në vend, duke eleminuar nevojën për ngjitës. Me kabllon e lirshme të Schlüter-DITRA-HEAT-E, ju mund të siguroni ngrohje me dizajn të personalizuar të një dhome. Kjo do të thotë, që ju mund të shmangni ngrohjen e zonave që nuk janë të shkelshme , duke kursyer energjinë elektrike ,sepse ngrohtësia që lëshon kabulli përhapet dhe në ato pjesë që nuk është e aplikuar.
Për sistemin, janë të disponueshme një numër opsionesh të ndryshme kontrolli, që nga një termostat bazë analog ,deri te opsioni ynë më i fundit inteligjent me WiFi. Termostati inteligjent WiFi ,Schlüter-DITRA-HEAT-E-R-WIFI ,lejon kontrollin përfundimtar të sistemit, nëpërmjet aplikacionit të dedikuar Schlüter-HEAT-CONTROL,i cili disponohet falas si për Apple iOS ashtu edhe për Android.
Një zgjidhje tjetër goxha efektive dhe praktike krahas Schluter, është edhe Fenix. Ky sistem ,përshtatet si për ngrohje të brendshme ashtu dhe të jashtme dhe është shumë ekonomik për t’u përdorur duke e kombinuar me komanduesin e përshtatshëm. Kabllot e ngrohjes, vendosen direkt nën pllaka dyshemeje, në një shtresë të hollë ngjitësi fleksibël. Ato janë të përshtatshme për t’u përdorur si sisteme kryesore të ngrohjes, si dhe sisteme që ofrojnë ngrohje në dysheme për rehati shtesë.
Të dyja këto sisteme janë të ndërtuara në mënyra të ndryshme, por kryejnë të njëjtin funksion dhe janë një zgjidhje shumë e mirë për krijimin e komfortit në ambientet tuaja.
Përfitimi më i madh që mund të merrni nga sistemi i ngrohjes ,është se e ngroh dyshemenë e dhomës në mënyrë uniforme. Sistemi i ngrohjes nuk e ngroh ajrin, por automatikisht me eleminimin e rrymave të ftohta, ambienti ngrohet në temperaturë normale, duke ju berë të ndjeheni më komod.
Nëse do të duhej të diferenconim disa ambiente për ti kompletuar me sistemin e ngrohjes , pa dashur ta instalojmë atë në gjithë dyshemenë e shtëpisë ,sistemi i ngrohjes është ideal për ambientet si: tualeti ,ku pas një dushi të ngrohtë dhe të rehatshëm mund të ndjeni komfortin e dyshemesë , si dhe në dhomën e fëmijëve, pasi shpeshherë fëmijët preferojnë të ecin apo të luajnë me këmbët zbathur .Duke pasur një ambient të ngrohtë dhe të përshtatshëm, kjo ndikon për mirë në shëndetin dhe rehtinë e tyre. Një tjetër ambient dhe pjesë shumë delikate e shtëpisë është edhe kuzhina. Ju kaloni kohë cilësore në kuzhinën tuaj, ndërsa përgatitni vaktet dhe shijoni kohën me familjen. Sistemi i ngrohjes nën dysheme, nuk ngjall pluhur dhe nxehtësia është uniforme në të gjitha cepat e dhomës.
Sistemi i ngrohjes nën dysheme është një investim i vlefshëm,sepse ka shumë benefite për ambientin dhe familjen tuaj. Me këtë produkt do të jeni gjithmonë në rehati dhe do të shijoni ambientin e shtëpisë suaj, pavarësisht nga moti jashtë.
Burimet:
https://www.warmup.co.uk/blog/is-electric-underfloor-heating-safe/
https://www.schluterspecifier.co.uk/electric-underfloor-heating.aspx