Tani që kemi hyrë në vitin 2023, të gjithë jemi kuriozë të dimë cilat do të jenë dizajn-et dhe tendencat për arredimin e ambienteve. Përpara se t’ju prezantojmë me trendet e arredimit të brendshëm për vitin 2023, ju rekomandojmë ta arredoni shtëpinë tuaj në atë mënyrë që ju bën të ndjeheni sa më mirë. Këtë vit do të shohim një miksim interesant të tendencave të reja dhe atyre të rikthyera. Disa nga trendet më të njohura të interior dizajnit për këtë vit, përfshijnë rikthimin e ngjyrave të theksuara, sipërfaqet prej guri natyror, finiturat metalike, jetesën luksoze, ndriçimin e theksuar dhe ndikimet e viteve ’60 dhe ’70 , veçanërisht në dizajnin e mobiljeve. Tendencat e arredimit të ambienteve për vitin 2023, janë të larmishme dhe të gjitha ato kanë potencialin për të sjellë një ndjenjë rehatie dhe stili në shtëpinë tuaj.
1.Stili Luksoz
E nisim me këtë tendencë arredimi duke qenë se sa më shumë kalon gjërat shkojnë drejt luksit dhe zhvillimit. Jetesa e mirë ka të bëjë më shumë me rafinimin dhe një qasje të ngritur për mënyrën se si ne arredojmë dhe jetojmë në shtëpitë tona. Kjo përfshin krijimin e hapësirave që ndihen të kushtueshme, të sofistikuara dhe të përjetshme. Pamja luksoze e këtij viti ka të bëjë me dhoma të mbushura me ngrohtësi, ndenjëse me jastëk prej pelushi, tapete të butë, ndriçim në të gjithë ambientet si dhe jastëkë e sende me materiale luksoze. Ju mund ta interpretoni këtë stil dizajni të vitit 2023, në një hapësirë moderne me anë të toneve të lehta neutral dhe pëlhurave luksoze si mëndafshi, liri dhe kadife.
2. Dizajn-i me linja të lakuara
Mobiljet me linja të harkuara organike do të vazhdojnë të shkëlqejnë në vitin 2023. Siluetat e lakuara të mobiljeve do t’i japin ambjentit tuaj një pamje tërheqëse dhe të ngrohtë,siç e tregon më së miri divani Domani. Ky stil krijon një atmosferë të këndshme, duke ju falur një ndjenjë rehatie. (Klikoni këtu për të parë më shumë variante të divanëve)
3. Ngjyrat: tendencat e arredimit 2023
Dekori i shtëpisë tërësisht i bardhë është në rënie. Ka një numër të madh njerëzish që duan të dalin nga e zakonshmja, duke krijuar ambiente tepër interesante me ngjyra. Për ju, tendenca do të jetë eksperimentimi me ngjyra, modele dhe pjesëza unike, tërheqëse që bëhen pika qendrore e një dhome. Nëse ja keni vënë syrin ndonjë elementi me ngjyra të theksuar, 2023 mund të jetë viti për ta bërë atë tuajën.
4. Stili i vjetër: ‘Vintage’
Tendencë e këtij viti do të jetë gjithashtu rikthimi i stilit ‘Vintage’. Ka shumë njerëz që preferojnë të përfshijnë pjesëza unike të trashëguara ose gjetje të cilat i pëlqejnë për hapësirat e tyre. Stili “Vintage”, është shumë i veçantë dhe i reziston në vazhdimësi kohës.
5. Ndërthurrja me natyrën
Krijimi i një atmosfere të qetë dhe të pastër në shtëpi, është tepër i rëndësishëm. Kjo gjë arrihet më së miri me detajet e drurit në mobilim dhe dekorimin me bimë të ndryshme përreth. Si shembull mund të përmendim: tavolinat e krijuara nga druri, që mund të jenë në tonalitete të ndryshme, karrige me detaje druri, etj. Hyrja e këtyre elementëve të natyrës në shtëpi e ushqen vërtet shpirtin tonë.
Tendencat e arredimit të ambienteve të këtij viti do t’i hasim në hapësira të ndryshme, ku risia gjen vend gjithmonë e më shumë. E rëndësishme është të frymëzoheni nga këto trende dhe të krijoni arredimin e ambienteve tuaja ideale sipas dëshirës, me produkte nga brandet më të mira ndërkombëtare, të cilat mund t’i gjeni në të gjitha showroom-et Brunes.
Burimet:
https://jane-athome.com/home-decorating-trends/
https://ëëë.thespruce.com/furniture-trends-2023-6748931