Trendet e Pllakave 2022

Kur bëhet fjalë për rinovimin e shtëpisë, ka gjithmonë emocione dhe angazhim, për krijimin e ideve të reja. Të gjithëve do të na pëlqente që të kishim një shtëpi moderne, të bukur dhe që i përshtatet shijes së gjithë anëtarëve të familjes. Duke qenë se zgjedhja e pllakës është ndër proçedurat e para kur rinovohet ose arredohet një shtëpi, mund të themi se i jepet rëndësia më e madhe.

Në vijim po ju tregojmë disa nga trendet e pllakave të këtij viti, për t’ju frymëzuar me disa ide:

1.Pllakat me reliev

Pllakat me reliev janë një prej trendeve përgjatë vitit 2022, pasi tekstura e tyre 3D ofron një dimension tërësisht të dallueshëm, duke i dhuruar emocion hapësirës ku janë vendosur. Nga ana tjetër, pllakat me teksturë janë ideale për ta bërë sa më interesante hapësirën tuaj pa qenë pika kryesore e dhomës.

2. Pllakat me ngjyrë

Shpërthimet e ngjyrave, të cilat filluan në vitin 2021, do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2022. Ato do të vazhdojnë të vijnë në formën e pllakave. Nuk ka mënyrë më të mirë (ose më të lehtë) për të shtuar ngjyrë në një ambient, pavarësisht nëse ky ambient është tualeti, kuzhina, dhoma e ndenjes apo një hapësirë tjetër, sesa përdorimi i pllakave me ngjyra. Formatet e vogla janë tepër në modë dhe interesante, por nuk i lëmë pas dore as pllakat e mëdha të cilat i dhurojnë gjallëri ambientit tuaj.

 

3. Pllaka (të thjeshta) neutrale

Pllakat neutrale janë një model që nuk do të dalin kurrë nga moda. Nuk mund të gaboni asnjëherë me vendosjen e pllakave në ngjyrë bezhë ose gri të heshtur në dyshemetë tuaja. Shtimi i pllakave neutrale në dizajnet tuaja, do të përcjellin qetësi dhe hijeshi.

4. Pllaka ‘Imitim Parket’

Pllakat me efekt druri po rezultojnë shumë të përhapura. Ato janë bërë një opsion i njohur dhe i kërkuar për dysheme dhe tualete.Nëse ju pëlqen efekti i drurit në dysheme, por nuk preferoni parketin ose laminatin, pllaka imitim parketi është e duhura për ju. Përdorimi i pllakave me efekt druri është një mënyrë e shkëlqyer për të sjellë një frymë të natyrës në hapësirën tuaj.

5. Pllaka Mozaik

Pllakat mozaik shtojnë ngjyrë dhe stil në çdo dhomë në shtëpinë tuaj. Vendet më të zakonshme ku ato përdoren janë kuzhina dhe tualeti, megjithatë ato mund të stilojnë çdo ambient tjetër që ju preferoni duke qenë se vijnë në modele dhe përmasa të ndryshme. Pllakat mozaik prej guri dhe porcelani, janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Ato janë mjaft të lehta për t’u punuar dhe nuk kërkojnë shumë prerje. Megjithatë, është thelbësore të dini se instalimi i tyre kërkon kujdes dhe udhëzime nga një profesionist me përvojë në mënyrë që pllaka të ketë jetëgjatësi. Mund të themi se mozaikët janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të shtuar bukurinë në shtëpinë tuaj, pa nevojën e një dizajni të mirëmenduar.

Mundësitë e kombinimit të pllakave janë të shumta. E gjitha varet nga preferencat tuaja për një stil të caktuar. Përpiquni ti qëndroni shijeve tuaja për të bërë zgjedhjen e duhur të pllakave, duke qenë se është një produkt, që do të qëndrojë për një kohë të gjatë me ju.

Siç e dini, në Shqipëri, koleksionin më të madh të pllakave të të gjitha dizajneve e stileve nga markat më të mira ndërkombëtare, do ta gjeni ekskluzivisht në showroom-et Brunes!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×