Vlora Marina

Vlora Marina është një ndër investimet strategjike më të rëndësishme që po realizohen në Shqipëri, një projekt i përbashkët i BALFIN GROUP dhe BRUNES GROUP. Presidenti i BRUNES GROUP Geront Çela, e cilësoi projektin si një aset të çmuar që do t’i shërbejë qytetit, vendit dhe ekonomisë, gati për të pritur ankorimet e para nga sezoni i ardhshëm.


E vendosur në një nga pozicionet më të favorshme të qytetit, Vlora Marina sjell për herë të parë në Shqipëri një zhvillim urban miks, krejt autentik. Një marinë të klasit botëror me 438 vende për ankorim gjatë gjithë vitit, apartamente premium me pamje nga deti, një rrjet të njohur të brandeve luksoze me 5 yje të hotelerisë dhe një shëtitore që sjell markat më të njohura tregtare. Projekti prezanton gjithashtu rezidencat e branduara, një koncept i ri i cili i shton një tjetër dimension ekskluzivitetit dhe sofistikimit të Vlora Marina.

Realizoni investimin tuaj strategjikë

Vetëm me Brunes Group

×