Set Hidrosanitaresh Catalano Colori

Seti i hidrosanitareve Catalano me ngjyre, Catalano Colori, është realizuar me cilësinë më të mirë të porcelanit italian. Wc-ja dhe Bide-ja inkaso, janë antibakteriale dhe pastrohen lehtë. Kanë një efekt mat dhe i japin tualetit një stil modern duke bërë diferencimin. Kapaku ka mbyllje ‘soft-close’ dhe janë të ngritura nga toka. Kjo gjë bën që hidrosanitaret të jenë praktike dhe t’i japin tualetit më shumë hapësirë. Forma e rrumbullakosur bën që të jenë produkte të rehatshme në përdorim. Nëse kërkoni një set hidrosanitaresh funksionale, moderne dhe cilësore, ky set Catalano është për ju.

Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj

Tualeti është një prej ambienteve të shtëpisë që i kushtohet më shumë vëmendje. Pavarësisht faktit që është larg syrit të njerëzve, ketij ambienti i kushtohet një kujdes i veçantë, përsa i përket arredimit dhe përzgjedhjes së produkteve; ku përmendim pllakat, hidrosanitaret, e çdo element tjetër. Kjo, pasi krahas estetikës gjëja më e rëndësishme është realizimi i një tualeti të rehatshëm dhe funksional.

Për të realizuar tualetin që i përshtatet më së miri shtëpisë suaj, është mirë të keni parasysh disa këshilla të vlefshme në mënyrë që të arrini të bëni zgjedhjen e duhur të hidrosanitareve.

Ngjyra & Stili

Nëse preferoni një tualet me personalitet, mund të konsideroni arredimin e tualetit me hidrosanitare me ngjyrë. Perfekte do të ishin hidrosanitaret nga fabrikat italiane Catalano dhe Cielo, ku ngjyra dhe finitura janë të cilësisë më të mirë dhe antibakteriale. Këto fabrika kanë të disponueshme variantet e hidrosanitareve inkaso dhe ato te ulura në tokë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm që të bëni kombinimin e duhur për të realizuar një arredim unik. Nëse nuk jeni shumë të bindur për arredimin e tualetit me hidrosanitare me ngjyrë, do të ishte më mirë të qëndroni tek e bardha. Është një ngjyrë e sigurt, e cia i jep tualetit tuaj një prekje klasike, njëkohësisht elegante.

Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj

Komoditeti

Duke qenë se do të shpenzoni para në kompletimin e tualetit, do t’ju sugjeronim të investonit në pajisje sanitare që do ta bënin jetën tuaj më praktike dhe më të rehatshme. Fillimisht, mund të zgjidhnit një set hidrosanitare inkaso, duke krijuar kështu më shumë hapësirë dhe higjenë në tualetin tuaj. Nëse keni mundësi të investoni gjithashtu në një vaskë dhe sistem dushi me termostat, do ta falenderonit veten që e keni bërë këtë përzgjedhje, kur të jeni duke u relaksuar me një banjë të ngrohtë, pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme.

Hapësira

Nëse hapësira e tualetit tuaj është e vogël, është më mirë të zgjidhni pajisje sanitare me përmasa më të vogla, sepse blerja e pajisjeve më të mëdha, do ta bënte tualetin tuaj të duket më i vogël sesa është në të vërtetë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të blini çfarë preferoni, por besoj jeni dakort se nuk do të ishte shumë e pëlqyeshme hapësira e kufizuar dhe përplasja me çdo pajisje.

Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj

Rezistenca & Dizajni

Gjatë përzgjedhjes së hidrosanitareve duhet të merren parasysh dy faktorë kryesorë: rezistenca dhe dizajni. Sigurohuni që hidrosanitaret të jenë rezistente dhe të një cilësie të mirë, që të mos dëmtohen lehtë. Dizajni është i rëndësishëm për t’ju përshtatur tualetit dhe të trasmetojë një pamje të rregullt, të pastër dhe me stil.

Gjithçka që ju duhet për tualetin tuaj, e gjeni vetëm në showroom-et Brunes!

Rreth Nesh

Konceptim Unik

Efikasitet & Profesionalizëm

Kompania Brunes u themelua në 1994 dhe sot është lider në tregun e Shqipërisë dhe jashtë tij në fushën e arredimit. Për 30 vite, kompania Brunes ka ofruar zgjidhje cilësore me një gamë të gjerë të produkteve nga  marka ndërkombëtare. Misioni i tyre është të vazhdojnë këtë angazhim dhe sukses duke u përgjigjur nevojave të klientëve dhe partnerëve me seriozitet dhe qëndrueshmëri. Me një bashkëpunim me rreth 200 brande lider, kompania vazhdon të jetë referenca në tregun e pllakave, hidrosanitareve, mobiljeve dhe më shumë.

INAGURIMI I SHOWROOM-IT TE RI

30 Vite Me Brunes

Brunes, si kompania lider në fushën e dizajnit dhe arredimit, ka shënuar një moment të shquar me hapjen e show-roomit të ri me një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë. Ky event ka festuar një rrugëtim të suksesshëm të kompanisë, duke sjellë një përmbledhje të gjerë të produkteve cilësore nga markat më prestigjioze në skenën botërore.

Me një rrjet të shtuar dyqanesh në Tiranë, Vlorë, Durrës, Sarandë, Lezhë, Orikum dhe Fier, Brunes ka shfaqur përkushtimin e tyre ndaj zgjerimit dhe përmirësimit të shërbimeve për klientët. Ministri i Mbrojtjes e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, në hapjen e show-roomit, shprehu impresionin e tij nga investimet dhe veçanërisht nga profesionalizmi i stafit të Brunes. 

PËRSE BRUNES ?

Ne ofrojmë produkte cilësore nga markat më prestigjioze, me zgjedhje të gjerë. Ofrimi i arredimit të brendshëm dhe të jashtëm i ambienteve është pjesë e shërbimeve tona. Transporti dhe montimi janë përgjegjësia jonë. Porosia e produkteve mund të bëhet sipas preferencave të klientëve: marka, madhësia, modeli dhe ngjyra. Showroom-et tona janë në dispozicion në të gjithë Shqipërinë. Brunes është zgjidhja më e mirë për shtëpinë tuaj!

Partnerë Të Fuqishëm

Markat e njohura ndërkombëtare të interior design si Florim, Marazzi, Mirage, Cielo Ceramica, Stosa Cucine, Poliform dhe shumë të tjera janë ekskluzive te ne.

30 Vite Në Treg

Brunes, themeluar në vitin 1994, është lideri në sektorin e arredimit, me mbi 60% të tregut. Kemi realizuar projekte të suksesshme me kompanitë më të mëdha në vend.

Trendet Më Të Fundit

Falë markave prestigjoze me të cilat ne bashkëpunojmë, kujdesemi që të sjellim trendet më të fundit të arredimit.​

Misioni

Ne vlerësojmë bukurinë, rehatinë dhe prakticitetin në jetën tonë. Punojmë me pasion dhe kujdes për të kontribuar në përmirësimin e jetës së të gjithëve. Produktet tona rezultojnë nga hulumtimet e detajuara dhe i përgjigjen nevojave reale tuajat. Ne punojmë bazuar në nevojat e përditshme, duke i dhënë fuqi dhe frymë krijimit të produkteve tona.

Vizioni

Ne punojmë për të krijuar çdo ditë një jetë më të mirë për shumë njerëz, ky është vizioni ynë. Ideja jonë e biznesit është të ofrojmë një gamë të gjerë të arredimit shtëpiak të dizenjuar mirë, funksional, produkte me cilësi dhe zgjedhje të gjerë.

“Për Ata Që Vlerësojnë Të Jashtëzakonshmen”

Sistem Dushi Tempesta Cosmopolitan 250 Grohe

Dëshironi të përditësoni banjën tuaj me një sistem dushi të avancuar dhe modern? Sistem Dushi Grohe Tempesta Cosmopolitan 250 me Termostat nga Grohe është zgjedhja e duhur për ju! Ky sistem në lartësinë e murit sjell një ndryshim të madh në tualetin tuaj, duke i dhënë një hapësirë më të hijshme dhe më komode.

Sistemi i Dushit Grohe Tempesta Cosmopolitan është i dizajnuar për t’u montuar në mur dhe ofron një performancë të jashtëzakonshme. Përfshin butonin e anulimit të GROHE SafeStop, i cili është vendosur në 38°C për të parandaluar djegien dhe për të mbajtur të gjithë familjen të sigurt. Ky funksionalitet siguron një përvojë të sigurt dhe të rehatshme për përdoruesit e sistemit.

Modeli i spërkatjes është Spray i butë, i cili ofron një freski të veçantë çdo herë që bëni dush. Pikat e ujit të buta dhe relaksuese ju japin një ndjesi të këndshme dhe të rifreskueshme, duke ju bërë të ndiheni të rinj dhe plot energji. Përfundimi i sistemit Grohe StarLight është i garantuar për të ruajtur jetëgjatësinë dhe shkëlqimin e tij për shumë vite në vijim.

Grohe është një markë e njohur për cilësinë dhe inovacionin në fushën e pajisjeve sanitare. Sistem Dushi Tempesta Cosmopolitan 250 nuk përbën përjashtim. Kombinimi i dizajnit të modernizuar, teknologjisë së avancuar dhe performancës së lartë e bën këtë sistem dushi një zgjedhje të shkëlqyeshme për të përmirësuar tualetin tuaj.

Rrisni komoditetin dhe stilin e tualetit tuaj sot! Shtoni elegancën dhe veçantinë në tualetin tuaj me këtë sistem dushi cilësor.

Lavaman tualeti ‘Domino’ Catalano

 

Dëshironi të përmirësoni tualetin tuaj me një lavaman që kombinon elegancën dhe praktikën? Lavaman tualeti ‘Domino’ Catalano nga Catalano, një nga fabrikat më të njohura dhe më të mira italiane, është zgjedhja e duhur për ju! Ky lavaman cilësor ofron një dizajn unik dhe funksionalitet të lartë.

‘Lavaman Domino’ është i dizajnuar për të plotësuar nevojat tuaja të përditshme në tualet. Lavaman tualeti ‘Domino’ Catalano vjen me hapësirë të mjaftueshme për të vendosur objektet tuaja personale, duke ju lehtësuar veprimet e përditshme. Mos u stresoni për të gjetur vend për artikujt e tualetit, pasi do t’ju sigurojë hapësirën e nevojshme për to.

Porcelani i lartë i përdorur nga Catalano siguron që lavamani të jetë i qëndrueshëm dhe i lehtë për t’u pastruar. Efekti anti-bakterial ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe të higjienizuar. Lavamani Domino’ mund të instalohet në mur (inkaso) ose gjysmë i futur mbi banak apo mobilje.

Ky fleksibilitet në instalim e bën të përshtatshëm për tualetet me hapësira të ndryshme. Mund ta integroni lavamanin në dizajnin ekzistues të tualetit ose ta përdorni si një pikë fokale të re për të ndryshuar pamjen e tualetit tuaj.

Dizajni elegant dhe praktik i lavamanit ‘Domino’ do të japë një ndjesi të rafinuar dhe të modernizuar në tualetin tuaj. Me ‘Domino’, keni një kombinim të përkryer të finesës italiane dhe funksionalitetit të lartë në shtëpinë tuaj.

Lavaman tualeti ‘Shui’ Cielo

 

Lavaman tualeti ‘Shui’ Cielo, nga  firma e njohur Cielo, është produkti i shkëlqyer që do t’i japë tualetit tuaj një prekje të veçantë të elegancës dhe cilësisë. Si një prodhim i një prej brandeve më të mira italiane, ky lavaman paraqet një kombinim të mrekullueshëm të dizajnit tërheqës dhe performancës së lartë.

Materiali i lavamanit është i llojit mat dhe ka një efekt antibakterial, duke siguruar një zgjidhje të domosdoshme për tualetin tuaj. Kjo jo vetëm që i jep një pamje moderne dhe të sofistikuar, por gjithashtu siguron një mjedis të pastër dhe të higjienizuar për përdoruesin.

Lavamani ‘Shui’ Cielo dallon nga forma rrethore, që i jep një ndjenjë të harmonisë dhe bukurisë. Përveç estetikës së tij të mrekullueshme, ky lavaman është i projektuar me kujdes për funksionalitetin e përdoruesit. Me një thellësi të përshtatshme dhe dimensione të mira, ju mund të përdorni lavamanin me lehtësi dhe komoditet.

Përveç cilësisë së tij të lartë, Lavaman tualeti ‘Shui’ Cielo, ofrohet me një çmim konkurrues në treg. Kjo ju jep mundësinë për të shtuar një produkt unik në cilësi në tualetin tuaj, pa shpenzime të tepërta. Mos humbni mundësinë për të shtuar një prej lavamanëve më të mirë në treg.

WC ‘Rettangolo’ GESSI

Një prej fabrikave më cilësore dhe luksoze Italiane ,Gessi, paraqet linjën e hidrosanitareve Rettangolo duke i dhënë tualetit tuaj një pamje të veçantë . Kjo linjë është dizenjuar dhe prodhuar për të sjellë tek ju, produkte inovative , funksionale dhe kryesisht ti rezisojnë kohës.

Bide ‘Rettangolo’ GESSI

Një prej fabrikave më cilësore dhe luksoze Italiane ,Gessi, paraqet linjën e hidrosanitareve Rettangolo duke i dhënë tualetit tuaj një pamje të veçantë . Kjo linjë është dizenjuar dhe prodhuar për të sjellë tek ju, produkte inovative , funksionale dhe kryesisht ti rezisojnë kohës.

La Giare CIELO

Le Giare është një koleksion i plotë hidrosanitaresh i krijuar për Cielo nga Claudio Silvestrin.

Koleksioni Giare karakterizohet nga një dizajn i thjeshte , bashkëkohor, elegant,  i përshtatshëm për çdo tualet

 Bidet sospeso në mur janë në permasa dhe kolore te ndryshme.

  Permasat : 37x55x37.5h

Home

"Ndërtoni Shtëpinë e Ëndrrave Tuaja me Eksperiencen Tonë 30-Vjeçare"

Mbi një mijë materiale dhe mbi njëqind marka. Filloni projektin tuaj duke shfletuar portofolin tonë të materialeve në internet dhe duke vizituar një nga sallonet tona.

Katalog

NJË PËRZGJEDHJE
E GJERE MARKASH

Shfletoni katalogun tonë dhe zgjidhni markat që i përshtaten më mirë nevojave tuaja dhe pasqyrojnë stilin tuaj.
produkte të përzgjedhura

produktet e paraqitura

Projektet e
Brunes Group

Çdo udhëtim fillon me një hap të vetëm… Ajo që e dallon Brunes Group nga çdo kompani tjetër është aftësia e saj dinamike për të evoluar në koherencë të plotë me klientët që ndryshojnë sjelljen gjatë viteve, duke qenë kështu gjithmonë disa hapa përpara.
Përvoja, Projekte, dhe Sukseset

EJA NE BRUNES

30+ YEARS OF EXPERIENCE

Përparimi nëpërmjet trashëgimisë dhe njohurisë - rrugë e sigurt drejt suksesit.

7 DYQANE

Një rrjet i dyqaneve dhe showroom-eve kryesore me një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh.

7+ QYTETE

Inovacion shqiptar që shikon përtej kufijve - një kompani me vizion ndërkombëtar.

1000+ PROJEKTE

Projektet që ecin përpara. Një portofol projektesh që vazhdon të avancojë.

OUR COMPANIES

BRUNES GROUP

Opening Time

Mon – Sat: 8.00 / 20.00
Sun: 8.30 / 14.30

Informacion

Social

Newsletter

© 2023. All Rights Reserved.
Powered by Wolf&Shark
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Add to cart
×