Përditësuar së fundmi: Mars 2026
Zbatimi i kushteve të përgjithshme
1.1 Këto kushte të përgjithshme për blerje në rrugë elektronike ("Kushtet e Përgjithshme") rregullojnë të gjitha marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë Brunes sh.p.k, dhe klientëve që dëshirojnë të kryejnë porosi nëpërmjet faqes së internetit ("klientët" ose "ju").
1.2 Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit, ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha kushtet e përgjithshme.
1.3 Këto kushte të përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Brunes, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga klienti, qoftë nëse ato tërhiqen në ambientet e Brunes.
1.4 Brunes rezervon të drejtën të ndryshojë dhe përditësojë kushtet e përgjithshme në çdo moment. Kushtet e përgjithshme të ndryshuara/përditësuara do të publikohen në faqen e internetit të Brunes. Këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen për porosi të kryera para datës së publikimit.
1.5 Për produkte të veçanta, Brunes mund të parashikojë kushte të veçanta, të cilat do të zbatohen përveç këtyre kushteve të përgjithshme. Kushtet e veçanta do të përcaktohen dhe publikohen me ofrimin e produkteve përkatës.
1.6 Brunes nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit. Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t'u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje në mënyrë elektronike.
1.7 Brunes mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve në rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
1.8 Brunes mund të përfundojë ofrimin e blerjeve në rrugë elektronike ose aksesin tuaj në faqen e saj, për shkak të shkeljes së këtyre kushteve dhe afateve nga ana juaj ose për çfarëdo arsye.
Produktet
2.1 Klientët informohen në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në faqen e internetit të Brunes. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura në faqen e internetit të Brunes është i vërtetë, i qartë dhe i saktë. Megjithatë, klientët kanë detyrimin të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit.
2.2 Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Klienti duhet të jetë në dijeni për ngjyrat e produkteve, përmasat dhe format e çdo produkti. Fotografitë që ilustrojnë produktet, në mbështetje të tekstit nuk përfshihen në marrëdhënien kontraktore ndërmjet Brunes dhe klientit. Brunes nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi në ilustrimin e produktit.
2.3 Brunes nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korespondon disponueshmërisë në magazinë në gjendjen e ditës së mëparshme të punës. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Brunes merr përsipër të informojë klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi.
2.4 Brunes ka të drejtë të ndalojë shitjen në rrugë elektronike të disa ose të gjithave produkteve, përkohësisht ose përgjithmonë me ose pa njoftim.
Kryerja e porosisë
3.1 Për të kryer blerje në rrugë elektronike, klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar. Brunes nuk mban përgjegjësi për porosi të kryera nga persona nën moshën 18 vjeç, të cilat janë kryer rregullisht nëpërmjet llogarisë së klientit. Në këto raste klienti do të mbajë përgjegjësinë e plotë dhe kostot në lidhje me transaksionin e kryer.
3.2 Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, i cili përshin edhe koston e dorëzimit të produktit.
3.3 Për kryerjen e porosisë, klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.
3.4 Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë rregjistrimit të tij në faqen e internetit të Brunes, klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij.
3.5 Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga klienti.
3.6 Për çdo vizitë në faqen e internetit, klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e klientit ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
3.7 Informacionet e rregjistruara nga sistemi i Brunes shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet Brunes dhe klientëve. Verifikimi i të dhënave të klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera në faqen e internetit të Brunes.
3.8 Brunes nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Brunes.
Çmimi
4.1 Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Brunes janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.
4.2 Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Brunes do t'ia njoftojë gabimin klientit dhe do të anullojë porosinë e produktit apo produkteve përkatëse.
4.3 Brunes ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë, pa prekur porosi të mëparshme të cilat janë proceduar dhe paguar rregullisht nga klienti.
4.4 Për çdo dërgesë krijohet fatura përkatëse e cila shërben, në rast se aplikohet si garanci blerje dhe mund të printohet nga klienti nga faqja e internetit e Brunes.
Kostot e dërgimit
5.1 Këto dispozita zbatohen vetëm në rast se klienti zgjedh dërgimin e produkteve të blera në rrugë elektronike në adresën e klientit.
5.2 Kostot e dërgimit përfshijnë kostot e trajtimit të porosisë dhe kostot e transportit.
5.3 Kostot e transportit të produkteve do të përcaktohen në varësi të peshës totale të porosisë, të përmasave të produkteve dhe të vendodhjes së klientit.
5.4 Për dorëzimin e produkteve jashtë territorit të Shqipërisë, do të zbatohen kushte të veçanta ose me kosto shtesë, për të cilat klienti do të informohet nëpërmjet faqes së internetit të Brunes gjatë kryerjes së porosisë ose para dërgimit të porosisë.
5.5 Kostot e dërgimit të produkteve përcaktohen gjatë kryerjes së porosisë në faqen e internetit të Brunes.
5.6 Kostot e trajtimit të porosisë janë fikse dhe përfshijnë kostot e përgatitjes së porosisë, paketimin, ambalazhimin përkatës dhe sigurimin që garanton transportin e rregullt deri në adresën e klientit.
5.7 Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostove të dërgesës (trajtimit dhe transportit) të cilat i shtohen çmimit të produkteve të porositura.
Konfirmimi i porosisë
6.1 Pas kryerjes së porosisë, Brunes i konfirmon klientit marrjen e porosisë nëpërmjet caktimit të numrit të porosisë. Klienti do të marrë një e-mail, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.
6.2 Porosia e klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Brunes. Data e konfirmimit figuron në e-mail-in që i dërgohet klientit.
6.3 Për porosi të veçanta, Brunes ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga klienti. Në këtë rast, klienti njoftohet nëpërmjet një e-mail-i për dokumentet që duhet të dërgojë për të marrë konfirmimin përfundimtar të porosisë së tij. Brunes ruan të drejtën të anullojë një porosi në rast se klienti nuk paraqet dokumentet ose informacionin e kërkuar, ose në rast se konsiderohet se këto dokumente nuk janë të përshtatshme.
6.4 Porosia e klientit mund të anullohet nga Brunes për çdo arsye, veçanërisht në rast mungese të informacionit të detyrueshëm për dërgesën e porosisë. Brunes informon klientin përkatësisht.
Kryerja e pagesës
7.1 Çmimi i produkteve dhe kostot e dërgimit do të paguhen nga klienti në momentin e kryerjes së porosisë në rrugë elektronike në faqen e internetit.
7.2 Klienti mund të kryejë pagesën me:
- Kartë bankare debiti ose krediti (Visa Card / MasterCard)
- PayPal
- Pagesë në llogarinë bankare
- Paguaj me Lekë në dorë kur merr porosinë (deri në kufirin ligjor të transaksioneve në cash)
7.3 Në rast se Brunes gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së klientit, pagesës së klientit do t'i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit.
7.4 Brunes përdor programe kompjuterike të miratuara nga Visa International dhe MasterCard Worldwide me standartet më të fundit të sigurisë (128-bit SSL Secure Socket Layer).
7.5 Gjatë kryerjes së pagesës, klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës.
7.6 Të dhënat bankare të klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Brunes dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të Brunes.
Dorëzimi i produkteve
8.1 Të gjitha blerjet e konfirmuara para orës 18:00 në ditët zyrtare të punës do të procesohen dhe dërgohen brenda 2 oreve në qytetin e Tiranës, Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës dhe Kavajës. Për qytetet e tjera porosia do të procesohet dhe dërgohet ditën e nesërme të punës. Për zonat: Tropojë, Has, Pukë, Gramsh, Ersekë/Kolonjë do të kontaktoheni në telefon për detajet e transportit. Dërgesa kryhet nëpërmjet korrierit dhe do të mbërrijë tek ju jo më vonë se 3 ditë në varësi të vendndodhjes tuaj. Ju do të njoftoheni nëpërmjet postës elektronike kur porosia juaj të niset. Porositë e bëra gjatë fundjavave ose në ditët e festave zyrtare do të procesohen në ditën pasardhëse të punës.
8.2 Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Afati i dorëzimit mund të zgjatet në varësi të vendodhjes së klientit por në çdo rast nuk do të jetë më tepër se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike, nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë.
8.3 Në rast se parashikohet shtyrja e afatit të dorëzimit, Brunes merr përsipër të informojë klientin sa më shpejt të jetë e mundur dhe me çdo mjet komunikimi në mënyrë që ky i fundit të zgjedhë nëse do të mbajë porosinë apo do ta anullojë atë tërësisht apo pjesërisht.
8.4 Brunes nuk është përgjegjës për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të tij të arsyeshëm, të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga transportuesi, të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e produkteve të porositura.
8.5 Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk mund të kenë si pasojë dëmshpërblimin e klientit apo të furnitorëve të tij.
8.6 Brunes nëpërmjet transportuesit do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti. Transportuesi merr përsipër kundrejt pagesës edhe ngarkim-shkarkimin e produkteve.
8.7 Dorëzimi i produkteve nuk përfshin montimin ose vënien në punë të produkteve. Këto shërbime ofrohen përkundrejt pagesës.
Marrja në dorëzim
9.1 Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë.
9.2 Gjatë dorëzimit, klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.
9.3 Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, ai duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, si dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Brunes për zëvendësimin e produktit.
9.4 KUJDES: Në rast dëmtimi të paketimit apo ambalazhit gjatë transportit, klienti merr përsipër të refuzojë marrjen në dorëzim të produkteve të dëmtuara duke përcaktuar arsyen e refuzimit në aktin e marrjes në dorëzim.
9.5 Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje dhe me pranimin e produkteve, klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë. Nga ky moment, klienti humbet të drejtën e kthimit apo zëvendësimit të produkteve të dorëzuara.
9.6 Në rast të vërejtjeve në lidhje me dorëzimin e produkteve të dëmtuara ose jo në përputhje me cilësinë ose sasinë e porositur, klienti merr përsipër të njoftojë Brunes me shkrim, duke specifikuar numrin e porosisë.
9.7 Brunes do të ridërgojë porosinë e saktë brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e njoftimit të mësipërm.
9.8 Në rast se produkti që ju keni porositur nuk është më i disponueshëm, Brunes do ju rimbursojë vlerën e blerjes brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve.
9.9 Në rast se Brunes apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.
9.10 Për dërgimin e produkteve me përmasa të mëdha nevojiten mjete transporti specifike. Këto produkte do t'i dorëzohen klientit në pikën më të afërt të aksesueshme nga mjeti pranë banesës së tij dhe në kushte normale aksesi për mjete transporti të tipit kamion 10 ton. Klienti siguron se infrastruktura e aksesit rrugor deri në adresën e caktuar nga klienti lejon kalimin për mjete transporti kamion 10 ton.
9.11 Në rast se aksesi në vendbanimin e klientit nuk përputhet me këto kushte, klienti duhet të njoftojë Brunes dhe t'i japë detajet e problemeve të aksesit në vendbanimin e tij në momentin e kryerjes së porosisë, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e përshtatshme për dorëzimin e produkteve.
Anulimi i porosisë
10.1 Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Brunes të afatit të dorëzimit të parashikuar në Pikën 8 më sipër, duke njoftuar me shkrim Shërbimin e Klientit të Brunes.
10.2 Kërkesa për anulim do të merret parasysh nga Brunes vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi e produkteve të porositura nuk ka ndodhur ndërmjet datës së dërgimit dhe marrjes së kërkesës.
10.3 Në rastet e mësipërme të anulimit, klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 14 (katërmbëdhjetë) ditë nga marrja e kërkesës me shkrim nga Brunes.
10.4 Brunes ka të drejtë të anulojë porosinë e klientit në rast se infrastruktura e vendbanimit të klientit, ku do të kryhet dorëzimi i produkteve nuk lejon fizikisht aksesin e mjetit të transportit ose shkarkimin e produkteve. Në këtë rast, Brunes do të procedojë me rimbursimin e çmimit të produktit, duke zbritur kostot e transportit në vajtje dhe kthim.
Heqja dorë nga kontrata – Kthim i produkteve
11.1 Në zbatim të Nenit 37 të Ligjit 9902, datë 17.04.2008, ndryshuar me Ligjin Nr.10 444, datë 14.7.2011 "Për Mbrojtjen e Konsumatorëve", klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye brenda një afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.
11.2 Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Brunes, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe të shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar. Nëse klienti do të kthejë produkte të departamentit të ndërtimit, kthimi do të pranohet vetëm nëse kthehet e gjithë sasia e kodit të blerë.
11.3 Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk mund të pranohen nga Brunes.
11.4 Klientit do t'i rimbursohet çmimi i produktit. Kostot e kthimit të produktit të kthyer janë në ngarkim të klientit. Rimbursimi do të kryhet përmes pagesës në llogarinë bankare të klientit.
11.5 Produktet promocionale dhe produktet me porosi (rrugica, moketë, kabuj etj.) nuk mund të kthehen nga klienti në asnjë rast.
Mbrojtja e privatësisë
12.1 Brunes disponon mjetet informatike për përpunimin e të dhënave të klientëve potenciale dhe të blerjeve në rrugë elektronike, dhe në këtë kuadër kryen grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, në kuptimin e Ligjit 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014, "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
12.2 Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Brunes është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" si dhe aktet nënligjore përkatëse.
12.3 Në lidhje me grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, Brunes ka zbatuar të gjitha formalitetet paraprake të detyrueshme pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
12.4 Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit të Brunes, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat e Brunes që mund t'i interesojnë klientit dhe që mund t'i përgjigjen sa më mirë pritshmërive të tij. Brunes merr pëlqimin paraprak të klientit në lidhje me komunikimin e ofertave promocionale në numrin e telefonit personal të klientit. Klienti ka të drejtë në çdo kohë dhe pa pagesë të refuzojë komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Brunes.
12.5 Të dhënat personale ruhen nga Brunes për përdorimin e shërbimit dhe mund t'i komunikohen partnerëve tregtare të Brunes, vetëm me miratimin paraprak të klientit. Brunes ruan të drejtën e transferimit të të dhënave vetëm tek nënkontraktorët e saj, të cilët mund të ndodhen jashtë Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për transferimin e të dhënave personale dhe hyn në marrëdhënie kontraktore me këta nënkontraktorë për sigurimin dhe marrjen e të gjitha masave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ruajtjen e konfidencialitetit të tyre.
12.6 Brunes do të ruajë të dhënat personale të klientëve që vizitojnë dhe kryejnë transaksione në faqen e internetit të Brunes për një periudhë dy vjeçare nga data e vizitës së fundit të klientit në faqen e internetit të Brunes, përveç në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet klientit dhe Brunes në lidhje me transaksionet e kryera, rast në të cilin kjo periudhë ruajtje mund të zgjatet.
12.7 Të dhënat personale mbrohen nëpërmjet fjalëkalimit që ju përdorni për kryerjen e blerjeve në rrugë elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalëkalim ta mbajë gjithmonë konfidencial.
12.8 Nëse klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij është në rrezik, Brunes duhet të njoftohet menjëherë.
12.9 Në përputhje me kuadrin ligjor, klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke iu drejtuar Brunes.
Kalimi i pronësisë
13.1 Brunes rezervon të drejtën e pronësisë mbi produktet e dorëzuara deri në kryerjen e pagesës së plotë të çmimit nga klienti (transferim i fondeve në llogarinë bankare të Brunes).
Shërbimi i klientit
14.1 Shërbimet pas-shitje do të ofrohen vetëm për ato produkte për të cilat ofrohet garanci, kur një gjë e tillë është e specifikuar në përshkrimin e produktit gjatë kryerjes së porosisë nga klienti.
14.2 Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre kushteve të përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të Brunes, ju lutemi të na kontaktoni:
Të drejtat e pronësisë intelektuale
15.1 Kjo faqe interneti është faqja zyrtare e Brunes. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive të shoqërisë Brunes sh.p.k.
15.2 Kjo faqe përdoret sipas kushteve të përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.
15.3 Klienti ndalohet të përdorë lidhje hypertekst që dërgojnë në faqen e Brunes dhe të përdorë teknikën e framing apo deep linking.
Ligji i zbatueshem dhe juridiksioni
16.1 Këto kushte të përgjithshme rregullohen dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.
16.2 Mosmarrëveshjet ndërmjet Brunes dhe klientit në lidhje me zbatimin e këtyre kushteve të përgjithshme do të zgjidhjen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.