Close
(0)
Ju nuk keni artikuj në karrocën tuaj.
Brunes Brunes
Kërko
Filters

Pyetjet e Shpeshta (FAQ)

Brunes operon në webshop online, ku mund të shihni dhe blini online produktet e afishuara, si dhe mund të na vizitoni në showroomet tona fizike në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

Shkodër, Lagjia Bahçallëk, Rruga Nacionale Shkodër-Tiranë. Tel: +355696001766 | shkoder@brunes.al
Lezhë, Rruga Nacionale Lezhë-Tiranë, km 6. Tel: +355694084765 | lezhe@brunes.al
Tiranë, Autostrada Tiranë-Durrës, km 7. Tel: +355 698000098 | sales@brunes.al
Durrës, Rruga dytësore Shijak-Xhafzotaj. Tel: +355692064001 | sales.durres@brunes.al
Fier, Rruga Shënjt Leonardo Murialdo, Sheq i Vogël. Tel: +355692077318 | fier@brunes.al
Vlorë, Rruga Damian Humariti, Nartë. Tel: +355692057110 | vlore@brunes.al
Sarandë, Lagjia Nr. 1, Pranë nënstacionit elektrik. Tel: +355692021381 | sarande@brunes.al
Për porositë online ofrojmë transport në të gjithë Shqipërinë.
Brunes ofron transport, ngjitje në kate, montim për produkte të caktuara, si edhe këshillim profesional me arkitektë për kuzhina, dollape me porosi dhe arredim të plotë, sipas kërkesës së klientit.
Në bazë të distancës së qytetit ku do bëhet dërgesa, kategorisë së produktit dhe përllogaritjes së kostove të konsumit për km2, sistemi përllogarit automatikisht kostot e transportit për produktet e porositura online. Për produktet që tërheqja kryhet në magazinën Brunes, kostot e transportit janë 0 Lekë.
Klienti e ka opsional shërbimin e dorëzimit të produktit në adresë. Në varësi të vendndodhjes tuaj, gjatë krijimit të faturës ju mund të përzgjidhni:

• Dorëzim në oborr – nuk ka kosto shtesë
• Dorëzim në banesë nga 1-3 kate kushton 0 Euro
• Dorëzim në banesë për çdo kat mbi katin 3 transporti kushton 10 Euro për çdo kat

Për katin që do zgjidhni, sistemi përllogarit automatikisht koston e dorëzimit në faturën online.
Për disa produkte montimi është opsional, sipas nevojës së klientit. Klasat e montimit ndahen në 4 kategori:

• Klasa 0 – për produktet që nuk kanë nevojë për montim
• Klasa 1 – për produkte me proces montimi 0-1 orë
• Klasa 2 – për produkte me proces montimi 1-2 orë
• Klasa 3 – për produkte me proces montimi mbi 2 orë
• Klasa 4 – produkte me montim të detyruar
Për produktet e mobilimit të jashtëm, kostot e montimit përfshihen tek kostot e transportit.
Shërbimi i arkitektit në Brunes ofrohet falas. Ky shërbim ofrohet vetëm për produkte me porosi, apo produkte të brandeve prestigjioze. Për produktet në ofertë nuk ofrohet shërbimi i arkitektit.
Ju keni mundësinë të blini një produkt online dhe të zgjidhni mënyrën e tërheqjes në magazinë ose dorëzim me transport në adresën tuaj. Zgjidhni opsionin Tërhiq në magazinë / Pick Up in Warehouse gjatë procesit të checkout. Kosto: 0 Lekë. Produktet duhet të tërhiqen brenda 72 orëve nga konfirmimi i porosisë.
Koha e dorëzimit të produktit në adresën e klientit zgjat 0-5 ditë nga konfirmimi i porosisë.
Pagesa mund të kryhet në dorëzim (cash on delivery), ose përmes pagesës me kartë online. Pagesat me kartë online kryhen me Mastercard dhe Visa.
Kthimi ose ndërrimi mund të kërkohet brenda 72 orëve nga dorëzimi. Produkti duhet të jetë në kutinë ose paketimin origjinal dhe në gjendje të rregullt.

Për të kthyer një produkt dërgoni foto të faturës tek Kujdesi ndaj Klientit në chat Whatsapp në faqen e webit. Pas kontaktit, kryhen verifikimet dhe ndiqet politika e kthim/ndërrimit.

Për produkte të dëmtuara nga keqmontimi ose dëmtime të tjera fizike, nuk pranohet as kthimi as ndërrimi.
Për disa kategori dhe fabrika mund të realizohen produkte me porosi sipas dimensioneve të klientit. Produktet e shfaqura në web kanë dimensione dhe finitura fikse. Për zgjidhje të personalizuara rekomandohet vizitë në showroom me planimetri ose dimensione të sakta.
Në faturën online do shihni: çmimin e produktit, koston e transportit, koston e montimit (opsionale) dhe koston e dorëzimit sipas katit (opsionale).
Pas pagesës online dhe kryerjes së checkout, fatura elektronike dërgohet në e-mailin e vendosur tek të dhënat e klientit.

⚠️ Ruani faturën deri në 14 ditë pas dorëzimit për sektorin e pllakave/parketeve.
⚠️ Ruani faturën deri në 72 orë pas dorëzimit për sektorin e mobiljeve.
Në faqen e produktit ju keni mundësinë të vendosni sipërfaqen që do pajisni me pllaka. Sistemi do ua përllogarisë automatikisht sasinë e pllakave dhe koston e produktit që ju duhet.
Aktualisht nuk e ofrojmë shërbimin e shtrimit të pllakave, por vetëm produktin dhe transportin.
Në faqen e produktit ju keni mundësinë të vendosni sipërfaqen që do pajisni me parket. Sistemi do ua përllogarisë automatikisht sasinë e parketit dhe koston e produktit që ju duhet.
Pastroni parketin me solucion të dedikuar dhe me leckë të njomë, të shtrydhur mirë. Shmangni përdorimin e ujit të tepërt, zbardhuesve, sodës kaustike ose detergjentëve shumë të fortë. Mos i tërhiqni mobiljet drejtpërdrejt mbi parket; përdorni mbrojtëse prej feltri poshtë këmbëve.
Rekomandohet montimi i parketit nga një specialist, në mënyrë që parketi të montohet saktë dhe të shmangen dëmtimet gjatë instalimit.
Aktualisht nuk e ofrojmë shërbimin e montimit të parketit, por vetëm produktin dhe transportin.
Produktet hidrosanitare vijnë në përmasa të ndryshme. Përpara blerjes, kontrolloni dimensionet në faqen e produktit dhe matni hapësirën ku do të montohet produkti.
Kabina dushi me përmasa të ndryshme mund të mundësohen edhe me porosi, sipas kërkesës së klientit dhe disponueshmërisë së furnitorit. Për porosi me përmasa të personalizuara, ju mund të na vizitoni në showroomet tona.
Produktet mund të kombinohen në set sipas stilit, përmasave dhe nevojave të ambientit.
Produktet janë të lehta për pastrim dhe mirëmbajtje. Për rezultat më të mirë, përdorni detergjentë të përshtatshëm dhe shmangni pastruesit shumë gërryes ose agresivë.
Aktualisht nuk e ofrojmë shërbimin e montimit të hidrosanitareve, por vetëm produktin dhe transportin.
Kuzhinat e afishuara në web janë me përmasa, ngjyra dhe modele standarde.
Për të porositur një kuzhinë me përmasa të personalizuara, ju mund të na vizitoni në showroomet tona.
Ky shërbim ofrohet për kuzhinat me porosi. Pajisjet mund të përfshihen sipas kërkesës së klientit, por kuzhina mund të realizohet edhe pa elektroshtëpiake nëse klienti i ka blerë më parë. Çdo përfshirje duhet të kontrollohet në përshkrimin ose ofertën përkatëse.
Mobiljet outdoor janë të dizajnuara për përdorim të jashtëm dhe janë rezistente ndaj kushteve atmosferike. Për jetëgjatësi më të madhe, rekomandohet mirëmbajtje dhe mbrojtje sipas udhëzimeve të materialit.
Në Brunes ofrojmë zgjidhje arredimi për hoteleri, bare dhe lokale. Ekipi mund t'ju asistojë me përzgjedhjen e produkteve sipas hapësirës, stilit dhe nevojave të biznesit.