MISIONI

Ne besojmë në vlerën e bukurisë, rehatisë dhe prakticitetit gjatë gjithë jetës tonë. Ne punojmë me pasion dhe kujdes në mënyrë që të hyjmë në shtëpitë e të gjithëve dhe të kontribojmë në përmirësimin e jetës së përditshme. Ne jemi të përkushtuar për të kombinuar pamjen dhe prakticitetin sepse misioni ynë është të krijojmë zgjidhje konkrete, inovative, funksionale dhe të qëndrueshme për arredimin e shtëpisë tuaj. Pas çdo produkti që ne zgjedhim, janë bërë hulumtime të detajuara të cilat i përgjigjen nevojave reale dhe shijeve estetike të çdo familje. Nevojat e përditshme janë stimuli, shtylla kryesore dhe forca lëvizëse e asaj që ne hartojmë.

VIZIONI

Ne punojmë për të krijuar çdo ditë një jetë më të mirë për shumë njerëz, ky është vizioni ynë. Ideja jonë e biznesit është të ofrojmë një gamë të gjerë të arredimit shtëpiak të dizenjuar mirë, funksional, produkte me cilësi dhe zgjedhje të gjerë.

PËRSE BRUNES ?

Ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë nga markat më prestigjioze që ofrojnë një larmishmëri zgjedhje. Gjithashtu ofrojmë arredimin e brendshëm dhe të jashtëm të ambienteve të klientëve nga arkitektët tanë. Transporti dhe montimi mundësohen nga ne. Produktet mund të porositen sipas kërkesave specifike të klientëve: Brand -in ,madhësinë, modelin dhe ngjyrën. Për të qenë më pranë jush ndodhemi në një rrjet showroom-esh në të gjithë Shqipërinë. Sepse Brunes, është zgjidhja më e mirë për shtëpinë tuaj!

PARTNERË TË FUQISHËM

Markat më të mëdha ndërkombëtare të interior design, qoftë në sektorin e pllakave dhe hidrosanitareve si Florim, Marazzi, Mirage, Cielo Ceramica apo atë të mobilimit ku përmendim Stosa Cucine, Poliform e qindra të tjera janë ekskluzivitet i yni.

28 VITE NË TREG

Gjithçka nisi në vitin 94 me themelimin e kompanisë Brunes, kompania e parë në tregtimin e pllakave dhe hidrosanitareve në vendin tonë e cila vazhdon të jetë lider në sektorin e arredimit, duke zotëruar mbi 60% të tregut. Një tregues tjetër i suksesit tonë, janë dhe projektet e panumërta të realizuara gjithë këto vite në bashkëpunimme bizneset më të mëdha në vend në sektorë të ndryshëm.

TRENDET MË TË FUNDIT

Falë markave prestigjoze me të cilat ne bashkëpunojmë, kujdesemi që të sjellim trendet më të fundit të arredimit.

×