BRUNES CONSTRUCTION​

Brunes Construction, pjesë e Brunes Group, operon në fushën e ndërtimit prej vitit 2009.
Brunes ofron shërbime në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe vazhdon të zgjerohet ndjeshëm në tregun aktual. Në këtë mënyrë lindi nevoja e krijimit të Brunes Construction, për të realizuar në kohë dhe me standarte të larta ndërtesat dhe ambientet në funksion të saj. Do të vazhdojë të jetë prezent për të ofruar ndërtime me cilësi bashkëkohore të ndërtesave në funksion të zgjerimit të mëtejshëm të gamës së gjerë që Brunes Group ofron dhe do të ofrojë në të ardhmen.

DEKOLL

Dekoll është një kompani modern e cila prej më shumë se 6 vitesh merret me prodhimin e materialeve të ndërtimit si: kollë, grafiato, fino, auto nivelant, suva mbushëse, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi. Kjo është fabrika më moderne në Ballkan falë teknologjisë së fundit italiane të prodhimit. Dekoll sh.p.k është një investim i Brunes sh.p.k, kompania distributore më e madhe dhe më prestigjioze e pllakave dhe mobiljeve me mbi 25 vjet përvojë në tregun shqiptar, që zë mbi 30% të tregut në sektorin e shpërndarjes së pllakave. Fale standarteve të cilësisë dhe certifikimeve që kompania Dekoll ka, zgjerimi në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet eksportit të produkteve që ofron, është një prej pikave të tjera të forta të Dekoll. Dekoll..Made in Albania me standarte europiane.

TERMAX

Termax është kompania më moderne në Ballkan në sajë të teknologjisë së fundit italiane të prodhimit sipas standarteve europiane. Aktiviteti i kësaj kompanie konsiston në prodhimin e materialeve termoizoluese si: Panele termoizolimi EPS (polisterol dhe grafit), Arka peshku, Bikurina serash, Panelet e termoizolimit shërbejnë për izolimin e tavaneve, mureve, çative, dyshemeve për të gjitha llojet e ndërtesave, qofshin ato banimi apo industriale.

PINTO COLOR​

Pinto Color është kompania e prodhimit të bojërave, pjesë e Brunes Group. Kjo kompani ofron një gamë të gjerë produktesh si bojëra hidromat, plastike, akrilike, ekologjike, pigmente ngjyrash, hidroizolues e shumë më tepër se kaq. Prodhimi i produkteve të Pinto Color mundësohet falë teknologjisë së fundit që prodhon sipas standarteve europiane.

×