Trendet e 2022 për hapësirat outdoor

Dizejnimi i një hapësire të jashtme, pavarësisht nëse është një oborr i vogël, i izoluar ose një oborr me shumë hapësirë, ku fëmijët të luajnë gjatë verës, mund të duket si një punë e lodhshme. Ka kaq shumë opsione kur bëhet fjalë për arredimin e ambientit të jashtëm, saqë ndonjëherë mund të ndihet si një punë që kërkon shumë angazhim. Tendencat aktuale mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të gjetur frymëzimin që ju nevojitet. Kur bëhet fjalë për trendet e arredimit, viti 2022 duket se do të jetë një vit shumë premtues për dizajnin e ambienteve të jashtme. 

Nëse jeni duke kërkuar për disa ide për hapësirën e jashtme të jetesës,për të ndezur kreativitetin tuaj, ne kemi disa shembuj , që me siguri do t’ju bëjnë përshtypje ju dhe mysafirëve tuaj.

Stili Bohemian me tonalitete ngjyrash natyrale:

Modelet ultra-moderne, utilitare, me kënde të theksuara dhe sipërfaqe të lëmuara, mbizotëruan për një kohë të gjatë kur bëhej fjalë për tendencat e fundit të dizejnimit të ambientit të jashtëm. Megjithatë, kjo ka filluar të ndryshojë. Në vitin 2022, ne mund të presim me padurim kthimin e teksturave të modeluara, tonaliteteve natyrale të drurit dhe çrregullisë tërheqëse të të gjitha gjërave boheme. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që funksionaliteti modern duhet të zhduket. Kombinimet e orendive me modele bohemiane dhe modeleve elegante të mobiljeve, janë gjithnjë e më popullore, me rendin dhe mjeshtërinë që plotësojnë njëra-tjetren.

 

               Trendet e 2022 për hapësirat outdoor                Trendet e 2022 për hapësirat outdoor                                                                                                                                                                                                           

 

Dhomë ndenje në ambient të jashtëm :

Mënyra më e mirë për të inkurajuar veten që të dilni dhe qëndroni më shpesh jashtë, është ta bëni atë sa më komode. Pra, shpesh, ne zgjedhim ambientet e brendshme në vend që të dalim jashtë thjesht sepse ajo hapësirë është shumë më e rehatshme për të qëndruar. Pra, në vend të kësaj, investoni në karrige dhe poltrona të rehatshëm, shumë sipërfaqe për pije dhe pajisje elektronike dhe ndoshta blini disa çadra ose tenda, që të mund të uleni jashtë edhe nëse bie shi i lehtë. Bërja e një tranzicioni të lehtë nga brenda në jashtë do të inkurajojë të gjithë në shtëpi që të dalin më shpesh dhe të shijojnë hapësirën.

Për të krijuar një dhomë ndenjeje në natyrë:

Mendoni se si dëshironi që hapësira të funksionojë për ju dhe filloni të dizajnoni që andej.

Zgjidhni një zonë me hije ose një çadër të përshtatshme moderne dhe stilojeni atë me një grup mobiljesh për natyrë rezistente ndaj motit.

Zgjidhni disa bimë relaksuese të varura në mur ose në vazo për ambient natyral dhe zgjidhni batanije dhe jastëkë koordinues për rehati dhe ngjyrë të shtuar.       

 

 

                                                                                                                                                    

                               

 

 

 

Burimet:

https://www.dekko.ca/top-outdoor-space-design-trends-of-2022/

https://www.polywood.com/blog/lifestyle/10-outdoor-living-trends-to-keep-your-eye-on-for-2022/

https://www.instagram.com/ethimo/?hl=en

Opening Time

Mon – Sat: 8.00 / 20.00
Sun: 8.30 / 14.30

Informacion

Social

Newsletter

© 2023. All Rights Reserved.
Powered by Wolf&Shark
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Add to cart
×